INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lista Serbe nuk bëri shantazh. Rakiç: “Kushti ynë ishte themelimi i Asociacionit” [VIDEO]

Publikuar më: 18:00 12-09-2017

Mediat serbe aluduan se Lista Serbe  ka arritur ti vërë kushte Haradinajt, i cili sipas tyre ka hequr dorë nga formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe nga Trepça. Por në fakt a është kushtëzuar qeveria kosovare për të pranuar detyrime të tilla?. Dyshimet e ngritura në tymnajë janë hedhur poshtë nga vet kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç, gjatë një interviste dhënë televizionit shtetëror serb, RTS. Rakiç ka pohuar se kushti i vetëm i vendosur nga ky grupim ka qenë themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.  Ai ka marr premtimin dhe garancinë me 100 për qind se Asociacioni i komunave të banuara me shumicë serbe do të formohet së shpejti. Por kreu i Listës Serbe  tha se kjo forcë politike e ka treguar se është e fuqishme dhe prej saj varet qeveria në Kosovë. “Nuk do të shantazhojmë, nuk do t’ua fusim gishtin në sy shqiptarëve, por do të jemi një gur në këpucë për ta, që t’ia rikujtojmë Prishtinës detyrimet që ka”, ka thënë Rakiç. Lista Serbe përfaqëson serbët e Kosovës në qeveri dhe Kuvend. Në kuadër të marrëveshjes për formimin e qeverisë së Kosovës, e cila mori bekimin e Kuvendit të shtunën më 9 shtator, Listës Serbe i janë ndarë tri ministri.

Article Logic
Execution time: 0.0029821395874023