INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lista Serbe del nga qeveria. Reagon Haradinaj: Nuk do të ketë zgjedhje të reja

Lista Serbe del nga qeveria. Reagon Haradinaj: Nuk do të ketë zgjedhje të reja

Publikuar më: 17:27 27-03-2018

Tensionohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Lista Serbe vendos të largohet nga qeveria e Kosovës pas arrestimit të Marko Gjuriç një ditë më parë në Mitrovicë ndërsa Kryeministri Ramush Haradinaj deklarohet i vendosur se qeveria nuk do të japë dorëheqje. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç bëri të ditur vendimin duke deklaruar se qeveria në Prishtinë nuk do të ketë më mbështetjen e Listës Serbe. Rakiç bëri këtë deklaratë që nga Beogradi, pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Listës për tu tërhequr nga qeveria. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Hardinaj deklaroi se qeveria nuk do të jap dorëheqje pas largimit të Listës Serbe. Kreu i qeverisë deklaroi gjithashtu nuk është koha për zgjedhje. Haradinaj komentoi edhe arrestimin e Marko Gjuriç duke u shprehur se nuk ishte i këndshëm, por se u zbatua ligji. Deklarata e Listës Serbe për themelim të njëanshëm të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe qeveria e Kosovës e konsideron të nxituar.
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç u arrestua ditën e hënë nga policia e Kosovës pasi refuzoi të respektojë ndalesën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës dhe hyri në Mitrovicë. Ndërhyrja e Forcave Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, ndodhi në momentin kur Gjuriç dhe zyrtarët tjerë serb që kishin hyrë pa leje po mbanin një tubim ku diskutonin për çështjen e Kosovës dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Policia ka përdorur gazin lotsjellës gjatë ndërhyrjes. Pas lirimit shefi i Zyrës për Kosovën dha variantin e tij për ngjarjen. Në një deklaratë për mediat të dhënë sot në Beograd përkrah presidentit Vuçiç dhe kreut të Listës Serbe, Gjuriç akuzoi Policinë e Kosovës për dhunë ndaj tij. Ai deklaroi se punonjësit e policisë u sollën në mënyrë brutale me të gjatë arrestimit.

Article Logic
Execution time: 0.0038208961486816