INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I katërfishohet pensioni social artistit të mirënjohur shqiptar, qeveria miraton fond shtesë

I katërfishohet pensioni social artistit të mirënjohur shqiptar, qeveria miraton fond shtesë

Publikuar më: 17:30 04-01-2018

Këshilli i Ministrave në një vendimi të fundit  ka miratuar rritjen e pensionit për artistin e mirënjohur Mirush Kabashin.

Në këtë vendim thuhet se aktori përveç pensionit të përfituar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, i është shtuar në masën e katërfishit të pensionit social.

VENDIMI

Nr. 819, datë 29.12.2017

PËR DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. MIRUSH MUSA KABASHI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Mirush Musa Kabashi, në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që përfiton sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYEMINISTRI Edi Rama

Article Logic
Execution time: 0.0040760040283203