INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes ushtarakja shqiptare gjatë misionit të NATO-s, plagosen 2 të tjerë, ç’ndodhi në Letoni [EMRAT]

Vdes ushtarakja shqiptare gjatë misionit të NATO-s, plagosen 2 të tjerë, ç’ndodhi në Letoni [EMRAT]

Publikuar më: 11:43 06-05-2019

Një efektive e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka humbur jetën në Letoni ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një mine.

Në një deklaratë për mediat shefi i shtabit të përgjithshëm Bardhyl Kollçaku beri me dije se ushtarakja që humbi jetën është Zarife Hasanaj, ndërsa kanë mbetur të plagosur Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj.

“Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve. Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ.

Sipas informaciomeve të deritanishme Major TANUSHI dhe Rreshter KAPAJ janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni” u shpreh Kollçaku.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe kryeministri Rama i cili në një postim në rrjetin socialtwitter shprehu ngushëllime për humbjen e jetës së ushtares shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0029549598693848