INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Polakët gjejnë zgjidhjen për të pastruar ajrin e ndotur! Zbuloni idenë ''gjeniale'' të tyre

Polakët gjejnë zgjidhjen për të pastruar ajrin e ndotur! Zbuloni idenë ''gjeniale'' të tyre

Publikuar më: 11:47 06-05-2019

Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin e fundit për ndotjen e ajrit ka veçuar Poloninë si shtetin me vendet më të ndotura të Bashkimit Europian.

Janë jo pak por 33 të tilla vetëm në Poloni ndërsa afro 17 të tjera janë të shpërndara në shtete të tjera të BE-së.
Pjesa më e ndotur në Poloni është ajo jugore, pasi në këtë zonë ka shumë miniera. Ndaj dhe ekspertët duket se kanë gjetur një zgjidhje.

Ata kanë krijuar stolin e parë, i cilët ka si funksion pastrimin e ajrin.

Michal Kaczorek dhe Michal Szyszkowski janë dizajnuesit dhe ndërtuesit e stolit. Ata i kanë pajisur me një sensor i cili është në gjendje të masë nivelin e grimcave të dëmshme në ajër dhe më pas të ndezë ngjyrën e kuqe, verdhë apo jeshile, në varësi të nivelit të ndotjes matura.

Ngjyra e kuqe ndizet kur ka nivel të lartë ndotje, e verdha kur ka është mesatare dhe jeshilja kur niveli është i ulët.
Një stol i tillë mund të pastrojnë deri në 860 metër kub ajër në një orë, që është e barabartë me sasinë e ajrit në një dhomë 80 metër katrorë.

Pas efekteve pozitive të testeve, krijuesit e këtij stoli shpresojnë që të instalojnë shumë të tjerë në të gjithë Poloninë, përfshirë aeroporte, zyra, spitale dhe shkolla.

Article Logic
Execution time: 0.0040929317474365