INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush është ushtarakja shqiptare që humbi jetën në misionin e NATO-s [FOTO & VIDEO]

Ja kush është ushtarakja shqiptare që humbi jetën në misionin e NATO-s [FOTO & VIDEO]

Publikuar më: 12:11 06-05-2019

Përmes një videoje të shpërndarë në Facebook më 10 prill, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka lajmëronte nisjen e misionit në Letoni të grupit të ushtarakëve shqiptarë.

Pjesë e grupit me 8 efektivë nga Shqipëria ishte edhe Zarife Hasanaj, nëntetarja që humbi jetën sot gjatë një stërvitjeje, për shkak të shpërthimit të minës. Këtë video ministrja Xhacka e ka shpërndarë edhe ditën e sotme duke shprehur ngushëllimet për humbjen e ushtarakes.

Gjatë stërvitjes ushtarake në bazën e NATO-s mbetën të plagosur edhe komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama shprehën ngushëllimet për humbjen e nëntetares Zarife Hasanaj.

fotooo.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0030639171600342