INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Media franceze, ''22 minutes'': Shqipëria, parajsa për të apasionuarit e arkeologjisë, kafshëve dhe gastronomisë

Media franceze, ''22 minutes'': Shqipëria, parajsa për të apasionuarit e arkeologjisë, kafshëve dhe gastronomisë

Publikuar më: 12:25 06-05-2019

Shqipërisë i kushtohet shpesh vëmendje nga mediat ndërkombëtare për vendet e bukura që ofron vendi jonë për turizmin dhe jo vetëm.

Së fundmi media franceze ''20 minutes'' e ka përshkruar Shqipërinë tonë si një parajsë për të apasionuarit e arkeologjisë, kafshëve të egra si dhe gastronomisë.

Për të gjithë turistët e apasionuar pas turizmit dhe arkeologjisë sugjerohet që të shkojnë në Butrint. Butrinti përshkruhet si një qytet i vogël i vendosur pranë Sarandës, që të kthen pas në kohë. Ky port i vogël që bashkohet më ishullin grek të Korfuzit ofron pamjen e një tempulli, një amfiteatri të çuditshëm të vendosur në anën e kodrës më një pamje madhështore, shkruhet në artikull. Gjithashtu sugjerohet për tu vizituar Qyteti i Apolonisë dhe Amfiteatri në Durrës.

Shqipëria përveç bregdetit të saj jugor dhe mrekullive të lashta, në këtë artikull përshkruhet dhe si një vend i cili në pjesën më të madhe është i mbuluar vetëm me pyje, livadhe dhe relieve malore, në të cilat mund të ndeshesh me kafshë të egra.
Veç përshkrimeve të natyrës, reklamë ju bëhet dhe qyteteve kryesore të vendit, duke kaluar në fund në Tiranë dhe vendet më interesante që mund të vizitohen në kryeqytet.

''Nëse ndaloni në Shqipëri duhet të zbuloni kuzhinën shqiptare, e cila e meriton të shijohet. Një pjatë me tavë kosi, është një kënaqësi, sidomos nëse shoqërohet me verërat më të mira të vendit'', thekson media franceze.

Artikulli në fund mbyllet me detaje dhe këshilla praktike që ju japin lexuesve, të cilat kanë të bëjnë me transportin në Shqipëri, natyrën e ushqimit që turistët do të gjejnë, problemet që mund të hasin, si dhe me kostot e vendit në përgjithësi.

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318