INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frikë në Perëndim, shefi i NATO-s: Rusia është bërë më agresive

Frikë në Perëndim, shefi i NATO-s: Rusia është bërë më agresive

Publikuar më: 10:15 04-04-2019

Duket se Rusia vijon të jetë një nga kërcënimet më të mëdha të Perëndimit. Në një fjalim para Kongresit amerikan, kreu i NATO-së Jens Stoltenberg paralajmëroi për kërcënimin që vjen nga Moska.

Ai tha se Rusia është bërë “më agresive”, duke përfshirë shkeljet e saj ndaj Traktatit të Forcave Bërthamore me rreze të mesme veprimi.

“NATO-ja nuk ka ndërmend të vendosë raketa bërthamore me bazë tokësore në Evropë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. “Por NATO gjithmonë do të ndërmarrë hapat e nevojshme për të garantuar një frenim të besueshëm dhe efektiv”, shtoi ai.

“Ne nuk duam ta izolojmë Rusinë. Ne përpiqemi për një marrëdhënie më të mirë me Rusinë. Por edhe me një marrëdhënie më të mirë, ne përsëri na duhet të përballemi me një problem të vështirë”, tha Stoltenberg.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038840770721436