INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes 65 vjeçari në Fier, e përplas makina

Vdes 65 vjeçari në Fier, e përplas makina

Publikuar më: 09:38 24-08-2016

Një 65 vjeçar ka humbur jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Fier-Patos. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 07:25 në vendin e quajtur “Transport”.
Policia bën me dije se shtetasi Kristaq Skopi 42 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar mjetin tip Nisan me targa greke YMZ 4343 ka goditur këmbësorin, shtetasin me iniciale R.Gj 65 vjeç, banues në Fier.
65-vjeçari është transportuar menjëherë drejt spitalit, por si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit.
Policia ka shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Fier drejtuesin e mjetit.
Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105