INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Jashtme: Asnjë Shqiptar i prekur nga tërmetet në Itali

Ministria e Jashtme: Asnjë Shqiptar i prekur nga tërmetet në Itali

Publikuar më: 10:28 24-08-2016

Ministria e Jashtme Shqiptare lajmëron se po ndjek hap pas hapi zhvillimet në Itali, pas goditjes nga tërmetet mëngjesin e sotëm, ku humbn jetën dhjetra persona. Por për çdo problem që mund të hasin shqiptarët në Itali, Ministria e Jashtme ka vënë një numër kontakti. Teksa shpreh solidaritet me italinë fqinje, Ministria e Jashtme lajmëron se deri në këto momente nuk ka asnjë shqiptar të lënduar nga tërmetet.
Ministria e Jashtme:
“Ministria e Punëve të Jashtme është në ndjekje të situatës dhe nga njoftimet e deritanishme nga Ambasada jonë në Romë informohemi se deri në këto momente nuk rezulton që të ketë qytetarë shqiptarë të lënduar.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë për t’ju ardhur në ndihmë, vendos në dispozicion të qytetarëve shqiptarë numrin e emergjencës +393420498192.
Ministria e Punëve te Jashtme, është në ndjekje të situatës dhe do të informojë në vijimësi opinionin publik”.

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615