INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Seri tërmetesh në Itali, dhjetra viktima [VIDEO]

Publikuar më: 09:30 24-08-2016

Mengjesin e sotëm Italia është tronditur nga një valë tërmetesh, të cilat kanë sjellë dhe dhjetra viktima e qindra të plagosur.
Tre tërmete të forta kanë goditur gjatë natës Italinë qëndrore. I pari dhe më i forti me magnitudë 6.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 03:36 rreth dy kilometra nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice.

Pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km.
Të dhënat e para flasin për dhjetra viktima, por ende nuk është konfirmuar ekzaktësisht numri i saktë i tyre. Mësohet se deri në këto momente janë konfirmuar 73 viktima, mes tyre dhe fëmijë, ndërsa qindra persona të tjerë gjenden nën rrënoja.
Ndërkohë qytetet më të prekura nga tërmeti janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto.
Kryetari i kësaj komune ka thënë se shumë njerëz të tjerë janë të bllokuar nën gërmadha.
Sergio Pirozzi, Kryetar i Komunës
“Rrugët janë të bllokuara. Gjysma e qytetit është zhdukur. Ka njerëz që janë të bllokuar nën gërmadha… Ka pasur rrëshqitje të dheut dhe ura mund të rrëzohet”.
Agjencia për Mbrojtje Civile në Itali ka thënë se tërmeti ishte “i rëndë” dhe ka pasur raportime për dëme edhe në zonat malore.
Skena dramatike mund të shohësh në çdo qytet të prekur, ku thirrjet për ndihmë nuk kanë rreshtur.

Article Logic
Execution time: 0.0018188953399658