INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U ribashkuan? Padashje, me qëllim, LOREDANA postoi këtë foto të MOZZIK, por u pendua shpejt! [FOTO]

U ribashkuan? Padashje, me qëllim, LOREDANA postoi këtë foto të MOZZIK, por u pendua shpejt! [FOTO]

Publikuar më: 11:38 05-11-2020

U bënë disa javë që Loredana dhe Mozzik kanë qenë në qendër të mediave rozë, për një rikthim të mundshëm dhe të themi të drejtën ka patur shumë vend për dyshimet.

Po t’i shkruajmë në një listë, me siguri do jetë pak e gjatë, sepse ata janë fotografuar bashkë në Gjermani, Zvicër, Kosovë, në ambiente të njejta, madje kanë kaluar ditë të veçanta në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Së fundmi Loredana udhëtoi drejt Kosovës, ku sigurisht kaloi goxha kohë cilësore me Mozzik duke bërë “hiking”.

Si të mos mjaftonin të gjitha këto, reperja ka bërë një veprim që fansat mezi po e prisnin. Ajo ka postuar një foto të Mozzik, në instastoryn e saj, mirëpo është fshirë shumë shpejt.

Fansat janë entuziazmuar nga ky veprim i Loredanës dhe tashmë janë të bindur që ata janë bashkë.

motna.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0018281936645508