INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfol për lidhjen me Capital T, Jonida Vokshi flet për herë të parë për të dashurin

U përfol për lidhjen me Capital T, Jonida Vokshi flet për herë të parë për të dashurin

Publikuar më: 21:54 25-11-2017

Jonida Vokshi është një nga aktoret dhe moderatoret më të bukura shqiptare. Mikesha më e mirë e Elvana Gjatës dhe njëkohësisht “kopja” më e mirë e saj është shumë e dashur për publikun por jo rrallë herë është komentuar për jetën private. Ajo është përfolur shumë për një lidhje të mundshme me reperin e njohur Capital T, por nuk kemi patur ndonjë konfirmim nga të dy palët. Mirëpo e ftuar në emisionin “Thumb”, Jonida nuk e ka fshehur më faktin që është në një lidhje.

E pyetur nga moderatorja Aulona Musta, nëse e kishte të zënë zemrën e saj Jonida u përgjigj:

“Jam munduar ta mbaj larg këtë pjesë nga media dhe nuk jam gati ta them. Por që e kam zemrën plot e kam. Mund të jetë dikush por unë nuk jam akoma gati ta them nëse është apo jo dikush.”-tha Jonida.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022010803222656