INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër “C’est la Vie” dedikuar Aleksandër Lalos, mësoni cila është risia e programit që drejton Marina

Nesër “C’est la Vie” dedikuar Aleksandër Lalos, mësoni cila është risia e programit që drejton Marina

Publikuar më: 21:35 25-11-2017

Javën e kaluar ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare si pasojë një infarkti kompozitori i njohur Aleksandër Lalo.
Dje u zbulua se vendin e Aleksandër Lalos në juri nuk do ta zinte askush e ai vend do të rri bosh deri në përfundim të spektaklit për të dhënë mesazhin se kompozitori Lalo ishte i pazëvendësueshëm.
Blitz.al ka mësuar se puntata e ditës së nesërme do të jetë e tëra dedikuar kompozitorit Aleksandër Lalo dhe gjithë krijimtarisë së tij.
Këtë javë nuk do të ketë konkurrim mes personazheve por të gjithë do të ngjiten në skenë për të kënduar disa nga krijimet e Lalos gjatë gjithë karrierës së tij. Por kjo nuk është e gjitha. Dyshet e krijuara që në fillim nga produksioni do të shpërbëhen duke krijuar një kombinim i ri e dyshe të reja. E nesërmja do të jetë një emision i gjithi në nder të Aleksandër Lalos.
Aleksandër Lalo ishte një nga kompozitorët më të dashur dhe ka dhënë një kontribut të madh në kinematografi me krijimtarinë e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0042750835418701