INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U fshi tani! Zvicra mori vendimin DRASTIK ndaj saj prej SKANDALIT, Loredana tregon si është ''katandisur'': S’kam nerva…[VIDEO]

U fshi tani! Zvicra mori vendimin DRASTIK ndaj saj prej SKANDALIT, Loredana tregon si është ''katandisur'': S’kam nerva…[VIDEO]

Publikuar më: 16:02 22-06-2019

Reperja shqiptare Loredana vijon të mbetet nën hetim për skandalin e mashtrimit nga autoritetet zvicerane, të cilët i kanë bllokuar të gjitha llogaritë bankare. Kështu raporton e përditshmja zvicerane, Zentraplus.ch. Gjykata e Kantonit të Luzernit ka njoftuar se zyra e Prokurorit Publik ia ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare, këngëtares nga Ferizaji Loredana Zefi.

Kur autoritetet e përdorin këtë mënyrë hetimi, ekziston dyshimi se paratë në llogaritë e tyre vijnë nga një krim. Këngëtarja Loredana po hetohet aktualisht për skandalin e mashtrimit ndaj ciftit zviceran, të cilëve i mori 700 mijë franga.

Përveç kësaj, prokuroria është duke zhvilluar një padi kundër Loredanës edhe për kërcënime e grabitje.

E siç duket Loredana tashmë s’ka nerva të bëjë asgjë! Të paktën kështu na ka lënë të kuptojmë nëpërmjet një videoje të publikuar në instastory. Ajo shfaqej në makinë teksa thotë se ka dalë pa make up se nuk ka nerva të lyhet këto ditë.

Të jetë mërzitur vallë nga kjo ngjarje shumë komplekse për të?

Loredanazefi from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818