INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes menaxheri i tij, reperi i njohur AZET përlot me dedikimin prekës: Do kisha dhënë jetën për ty…[FOTO]

Vdes menaxheri i tij, reperi i njohur AZET përlot me dedikimin prekës: Do kisha dhënë jetën për ty…[FOTO]

Publikuar më: 15:44 22-06-2019

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Nga ky aksident ka mbetur i vdekur Sefa Kaya, shtetas zviceran i cili ishte menaxheri i këngëtarit të njohur kosovar, Azet. Sigurisht një ngjarje shumë e trishtë për reperin i cili përmes një postimi në Instagramka shkruar disa fjalë prekëse për menaxherinë e ndjerë.

“Ti ishe vëllai im, partneri im, njeriu që ishte me mua 24 orë. Do të kisha dhënë jetën për ty. Tani ti na ke lënë. Allahu të pranoftë në Parajsë. Unë nuk mund ta pranoj këtë. Sefa, vëllai im”, janë fjalët e Azetit bashkangjitur një fotoje të postuar në Instagram.

Article Logic
Execution time: 0.0044550895690918