INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U dhunua nga djali i deputetit të PS, merret në mbrojtje Xhisiela Maloku

U dhunua nga djali i deputetit të PS, merret në mbrojtje Xhisiela Maloku

Publikuar më: 13:48 01-10-2018

Policia ka marrë sot në mbrojtje Xhisiela Malokun, vajzën nga Kruja që është dhunuar nga djali i deputetit të PS, Rexhep Rraja.

Bëhet me dije se dy efektivë të Policisë së Shtetit kanë marrë në mbrojtje vajzën në banesën e saj në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, aty ku ajo jeton me familjen.

Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS Rrahman Rraja, është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të Gjykatës së Krujës, për përndjekjen dhe dhunimin e Xhiseila Malokut.

Dhuna ndaj vajzës është bërë publike pak ditë më parë, në një intervistë që oficeri i policisë Emiliano Nuhu bëri për mediet. Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës. Ai gjithashtu ngriti dhe akuza ndaj policisë për neglizhencë të rastit, si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024070739746094