INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestë për Xhisiela Malokun. Kërkohet që vajza të merret në mbrojtje...

Protestë për Xhisiela Malokun. Kërkohet që vajza të merret në mbrojtje...

Publikuar më: 12:03 29-09-2018

 

Rasti i dhunës ndaj Xhisiela Malokut ka solidarizuar gratë intelektuale, deputete apo dhe studente nën moton “Lironi Xhisielën”.

Ato janë bashkuar njëzëri duke kërkuar drejtësi për Xhisiela Malokun. Përpara kryeministrisë ato bëjnë thirrje që Xhisiela të merret në mbrojtje dhe të dënohen të gjithë dhunuesit e femrave shqiptare. 

Enriketa Papa, pedagoge tha:
‘Duhet të reagojmë për ti thënë stop dhunës ndaj grave. Ne jemi njerëz të frustruar. Është e tmerrshme ajo që ndodhi Me Xhisielën. Të reagojnë të gjithë, t’i themi boll dhunës ndaj grave sidomos dhunës politike". 

Deputetja e PD, Orjola Pampuri:
“Jemi sot këtu në emër të Xhisielës dhe vajzave të dhunuara. Dhuna ndaj Xhisielës hapi një plagë që dhëmb njësoj tek të gjitha ne këtu. Xhisiela donte një urdhër mbrojtje por nuk iu dha. Avokati u tërhoq ajo sot është e vetme. Të gjitha këto duhet ti merrte nga shtetit."

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0042250156402588