INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunoi vëllanë dhe kunatën, arrestohet 26-vjeçari

Dhunoi vëllanë dhe kunatën, arrestohet 26-vjeçari

Publikuar më: 13:59 01-10-2018

Një 26-vjeçar nga Berati ka përfunduar në pranga të policisë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vëllait dhe nuses së tij. I arrestuari është shtetasi Auger T, 26 vjeç, banues në fshatin Lapardha. I riu dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, vëllanë e tij G.T, 32 vjeç dhe bashkëshorten K.T, 32 vjeçe, të cilën e ka dhunuar psikologjikisht e fizikisht dhe një muaj më parë. Një tjetër person është arrestuar për ushtrim dhune në familje në Kuçovë. Ditën e diel në pranga është vënë Bashkim M, 67 vjeç, i cili akuzohet se në banesë ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht ish bashkëshorten, shtetasen Sh.Xh, 61 vjeçe.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793