INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas arrestimit të djalit, flet deputeti Rraja: Nuk do të largohem

Pas arrestimit të djalit, flet deputeti Rraja: Nuk do të largohem

Publikuar më: 11:38 01-10-2018

Deputeti Rrahman Rraja bën të qartë se nuk do të largohet nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Në përfundim të mbledhjes së grupit të PS, Rraja u pyet lidhur me arrestimin e djalit të tij një ditë më parë.

Deputeti i doli sërish në mbrojtje Rexhep Rrajës, duke thënë se ai nuk kishte ushtruar dhunë ndaj Xhisiela Malokut.

“Djali im nuk ka kryer dhunë, e keni gabim. Nuk largohem nga PS”, ka thënë Rrahja përballë gazetarëve.

Reagimi i deputetit të PS duket sikur ka qenë dhe një përgjigje ndaj kërkesave të opozitës, të cilët ditën e djeshme kërkuan që të merreshin masa ndaj Rrahman Rrajës.

Article Logic
Execution time: 0.0026109218597412