INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA - Kanada, marrëveshje e re tregtare për të zëvendësuar Naftan

SHBA - Kanada, marrëveshje e re tregtare për të zëvendësuar Naftan

Publikuar më: 13:46 01-10-2018

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja kanë arritur një marrëveshje të re tregtare, së bashku me Meksikën, për të zëvendësuar marrëveshjen aktuale të Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut Nafta.

Marrëveshja Shtetet e Bashkuara-Meksiko-Kanada (USMCA) thuhet se i jep më shumë akses SHBA-së në tregun e qumështit të Kanadasë dhe uljen e tarifave për eksportin e makinave të Kanadasë në SHBA.
"Sot, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje, së bashku me Meksikën, për një marrëveshje të re dhe të modernizuar tregtare për shekullin 21: Marrëveshja Shtetet e Bashkuara-Meksiko-Kanada", tha Robert Lighthizer i SHBA-së dhe ministri i Jashtëm Kanadez Chrystia Freeland në një deklaratë të përbashkët.

Megjithatë, deklarata e përbashkët SHBA-Kanada nuk dha detaje të marrëveshjes. Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka kërkuar prej kohësh ndryshimin e Nafta-s, e cila qeveriste më shumë se 1 trilon dollarë në tregti. Ajo vjen pasi SHBA ndërmori një luftë tregtare në disa fronte këtë vit, duke përfshirë vendosjen e tarifave për importin e çelikut dhe aluminit nga Meksika dhe Kanadaja.

Article Logic
Execution time: 0.0039548873901367