INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emiliano Nuhu rrëfen si e kanë kërcënuar: Do të të zhdukim...

Emiliano Nuhu rrëfen si e kanë kërcënuar: Do të të zhdukim...

Publikuar më: 18:57 29-09-2018

Emiljano Nuhu ka treguar sot në një intervistë për mediat se si është kërcënuar nga dy kushërinjtë e djalit të deputetit Rrahman Rraja.

Nuhu është shprehur se është kërcënuar nga Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja, ndërsa theksoi se nuk është takuar ndonjëherë me Rexhep Rrajan, i cili është vetë djali i deputetit të PS.
“Në datën 30 i kam takuar dhe më kanë kërcënuar. Jemi takuar në një lokal në Zonën e Unazës së Re. Më kërcënuan, më thanë po vazhdove hetimet ne do të të zhdukim”.

Teksa u pyetet nga gazetari i News 24 se përse pranoi t’i takonte këta dy personat që e kërcënuan, Nuhu tha se ata e ndiqnin nga mbrapa. Gjithashtu ai ka treguar se nuk ka qëndruar i heshtur ndaj këtyre kërcënimeve, por ka bërë kallëzim në komisariatin numër 6.

Article Logic
Execution time: 0.0038211345672607