INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump prezanton Kim me 'Bishën' e tij[FOTO]

Trump prezanton Kim me 'Bishën' e tij[FOTO]

Publikuar më: 14:21 12-06-2018

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i prezanton kreut të Koresë së Veriut, “Bishën e tij”. Trump dhe Kim u futën në limuzinën e tij presidenciale, që njihet me nofkën "The Beast", ndërsa shëtitën rreth hotelit Capella pas përfundimit të Samitit . Dy liderët shëtitën rreth ndërtesës ku zhvilluan takimin e tyre të parë historik, në limuzinën anti-plumb prej tetë tonesh. Trump shihet duke i bërë shenjë një agjenti të Shërbimit Sekret për të hapur derën ndërsa udhëheqësit panë brenda makinës.

bisha_e_trump.jpg

Kim mund të shihet duke buzëqeshur dhe ndërsa dy liderit janë duke biseduar futen brenda limuzinës. Makina presidenciale amerikane 'Beast' bazohet në Cadillac DTS. Ajo ka një shtresë të trashë anti-plum prej 8 inçësh dhe xhama anti-plumba 5-inç që izolojnë Presidentin nga të gjitha llojet e kërcënimeve duke përfshirë sulmet kimike. Dyert e saj kanë një peshë të ngjashme me ato të një avioni Boeing-757. Përveç që vepron si një mburojë e sigurisë për Presidentin, automjeti imponues është përdorur gjithashtu për të bërë deklarata politike nga presidentët e njëpasnjëshëm. 'The Beast', është limuzina e parë presidenciale që nuk ka emrin e një modeli të veçantë. Vetura është një bashkim i karakteristikave që vijnë nga automjete të ndryshme nën markën General Motors me shasinë e tij, dyert, fenerët, pasqyrat anësore dhe dorezat e dyerve që kanë origjina të ndryshme.

hoteli_ku_u_mbajt_takimi_historik.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024349689483643