INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si e pritën takimin historik Kim-Trump banorët e Koresë së Veriut?[FOTO]

Si e pritën takimin historik Kim-Trump banorët e Koresë së Veriut?[FOTO]

Publikuar më: 14:51 12-06-2018

Ndërsa bota po sheh një ndryshim të madh dhe të shpejt të historisë me dy liderë botërorë që takohen për herë të parë duke u angazhuar për paqe, banorët në Korenë e Veriut lënë gjithçka për të parë takimin madhështor të udhëheqësitë të tyre.

PER_TANI.jpg

Kim Jong-un u angazhua për 'përfundimin e de-nuklearizimit' në marrëveshjen historike të arritur me presidentin amerikan Trump, i cili nga ana e tij u zotua 'absolutisht' se do ta ftojë diktatorin e Koresë së Veriut në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Trump dhe Kim Jong-un u takuan në Capella Resort, një hotel i izoluar në ishullin Sentosa në Singapor.

GAZETA_KRYES.jpg

Por ndërkohë duket se ata që u informuan më vonë se të gjithë të tjerët për takimin historik ishin banorët e Koresë së Veriut. Vendi ishte ndër të fundit që dinte për samitin, dhe kishte mësuar vetëm faktin se Kim kishte udhëtuar të hënën në Singapor.

SHIKIMI.jpg

Udhëtarët në Phenian, kryeqytetin e Koresë së Veriut, lexuan për vizitën e Kimit në Singapor gjatë ditës së martën. Gazeta shtetërore e Koresë së Veriut, Rodong Sinmun, publikoi dhjetëra fotografi të vizitës së Kim në faqen e saj të parë.

DUKE_E_PARE.jpg

Ndërkohë punëtorët në Seul u ndalën për të parë takimin historik në televizion në një stacion metroje të kryeqytetit. Udhëtarët në Seul ulen ndërsa udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe Shtetet e Bashkuara takohen për herë të parë. Një dyqan kafeje në Phenian shërbeu "hamburgerë të kombinuar" të martën si një mënyrë për të treguar marrëdhëniet e reja të vendit me Amerikën.

Article Logic
Execution time: 0.0031850337982178