INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi i Trump edhe Kim Jong, Basha flet për një botë më të mirë [FOTO]

Takimi i Trump edhe Kim Jong, Basha flet për një botë më të mirë [FOTO]

Publikuar më: 16:53 12-06-2018

Sytë e mbarë botës janë drejtuar këtë të martë drejt takimit historik mes Presidentit të SHBA Donald Trump dhe atij të Koresë së Veriut Kim Jong Un. Ky takim mori vëmendjen edhe e klasës politike shqiptare. I pari që ka reaguar është kreu i opozitës Lulzim Basha. Nëpërmjet një statusi në facebook Basha e cilësoj këtë takim historik dhe një hap të madh drejt paqes dhe sigurisë në botë.
Lulzim Basha:
“Takimi midis Presidentit të SHBA Donald J. Trump dhe Kryetarit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, nënshkrimi i deklaratës së përbashkët dhe nisja e procesit të paqes dhe denuklearizimit të Gadishullit Korean është një ngjarje e një rëndësie madhore për paqen dhe sigurinë në botë.
Hapja e këtij procesi paqeje dhe çarmatimi në rajonin e një ndër konflikteve më të mëdha, të gjata e të përgjakura të globit përbën një sukses historik të jashtëzakonshëm të presidentit të SHBA, Donald J. Trump.
Presidenti i SHBA demonstroi para mbarë botës së civilizuar se forca e paqes dhe e diplomacisë është e pathyeshme kur udhëhiqet nga besimi i vendosur dhe veprimi i guximshëm.
Në emër të Partisë Demokratikë përshëndes SHBA dhe presidentin Trump për këtë arritje të përmasave globale, me vlera themelore për zhvillimet ndërkombëtare botërore.

Partia Demokratike dhe unë jemi krenare dhe totalisht të përkushtuar në aleancën e vlerave atlantike dhe partneritetin strategjik me SHBA nën lidershipin e presidentit Trump, si partneritet jetik dhe i pazëvendësueshëm për ndërtimin e një bote më të sigurtë, në paqe, të lirë dhe demokratike.

luliiiiiiiiiiii.png

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035278797149658