INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund duart u bashkuan! Trump takohet me Kim Jong Un...[FOTO]

Më në fund duart u bashkuan! Trump takohet me Kim Jong Un...[FOTO]

Publikuar më: 11:21 12-06-2018

Prej kohësh ishte paralajmëruar një takim i mundshëm mes Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe më në fund duart u shtrënguan. Në orët e para të martës ata janë takuar në një hotel në Singapor. Nën shkrepjet e dhjetëra kamerave, dy udhëheqësit u takuan përpara një sfondi me flamurë amerikanë dhe koreanoveriorë.

Trump arriti i pari në Hotel Capella në ishullin turistik Sentosa të Singaporit e disa minuta më vonë dhe Kim Jong.
Bisedat fillimisht u zhvilluan kokë më kokë. Para këtij takimi, ata bënë deklarata e hapura për mediat, ku Trump ju drejtua kreut të Koresë së veriut me këto fjalë: Është një nder i madh të jem me ju këtu dhe unë e di se do të kemi sukses të jashtëzakonshëm së bashku, ne do të zgjidhim problemin tonë të madh, dilemën tonë të madhe, që deri në këtë moment nuk ka qenë e mundur të zgjidhet. Duke punuar së bashku, ne do ta zgjidhim atë. Faleminderit shumë."
Ndërsa Jong tha se edhe pse do të ketë sfida përpara do të punojë me Trump-in. “Kemi mposhtur të gjitha llojet e skepticizmit dhe spekulimeve për këtë samit dhe besoj se kjo është diçka e mirë për paqen".
Ai shtoi: “Ne tejkaluam me guxim të kaluarën, e cila na mbante mbrapa dhe u ulëm bashkë; mendoj se ky është një prelud i paqes.
Për të ndjekur takimin historik, në Singapor ndodhen rreth 5.000 gazetarë.

trrrr.jpg

kimmmmm.jpg

tump.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824