INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund duart u bashkuan! Trump takohet me Kim Jong Un...[FOTO]

Më në fund duart u bashkuan! Trump takohet me Kim Jong Un...[FOTO]

Publikuar më: 11:21 12-06-2018

Prej kohësh ishte paralajmëruar një takim i mundshëm mes Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe më në fund duart u shtrënguan. Në orët e para të se martës ata janë takuar në një hotel në Singapor. Nën shkrepjet e dhjetëra kamerave, dy udhëheqësit u takuan përpara një sfondi me flamurë amerikanë dhe koreanoveriorë.

Trump arriti i pari në Hotel Capella në ishullin turistik Sentosa të Singaporit e disa minuta më vonë dhe Kim Jong.
Bisedat fillimisht u zhvilluan kokë më kokë. Para këtij takimi, ata bënë deklaratat e hapura për mediat, ku Trump i'u drejtua kreut të Koresë së veriut me këto fjalë: "Është një nder i madh të jem me ju këtu dhe unë e di se do të kemi sukses të jashtëzakonshëm së bashku, ne do të zgjidhim problemin tonë të madh, dilemën tonë të madhe, që deri në këtë moment nuk ka qenë e mundur të zgjidhet. Duke punuar së bashku, ne do ta zgjidhim atë. Faleminderit shumë."
Ndërsa Jong Un tha se edhe pse do të ketë sfida përpara do të punojë me Trump-in. “Kemi mposhtur të gjitha llojet e skepticizmit dhe spekulimeve për këtë samit dhe besoj se kjo është diçka e mirë për paqen. Ne tejkaluam me guxim të kaluarën, e cila na mbante mbrapa dhe u ulëm bashkë mendoj se ky është një prelud i paqes," përfundoi fjalën Kim Jong Un.
Për të ndjekur takimin historik, në Singapor ndodhen rreth 5.000 gazetarë. Zyrtarët amerikanë plot entuziazëm thanë se, çdo marrëveshje që mund të arrihet duhet të ketë si rezultat dhënien fund të kërcënimit që përbëjnë armët bërthamore dhe raketat balistike të Koresë së Veriut.

trrrr.jpg

kimmmmm.jpg

tump.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042381286621094