INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, shqiptari kapet me 300 mijë euro kokainë

Itali, shqiptari kapet me 300 mijë euro kokainë

Publikuar më: 16:54 12-06-2018
Një shqiptar 42- vjeçar u prangos nga Guardia di Finanza në Ferrara me rreth 1 kg kokainë tërësisht të pastër. Shqiptari me vendbanim në Piemonte, po e transportonte lëndën narkotike me automjetin e tij.
Sapo u ndal nga policia, shqiptari shfaqi dyshime, të cilat nuk mund të shpjegonin praninë e tij në zonë.  Kontrolli në thellësi të automjetit, ka evidentuar  të fshehur me kujdes një paketë që përmbante substancën narkotike, kokainë e pastër. 
Shqiptari me iniciale B.F, u arrestua, ndërsa lënda narkotike pas prerjes me substanca të tjera do t'i sillte atij një fitim prej 300 mijë eurosh me pakicë.
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223