INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kundër punës së fëmijëve! Vendim, prindërve që i nxjerrin në rrugë do t’u hiqet kujdestaria [VIDEO

Publikuar më: 16:42 12-06-2018

Me mijëra fëmijë në Shqipëri në vend, që të arsimohen dhe të luajnë si gjithë të tjerët detyrohen të punojnë. Kryesisht janë prindërit apo familjarë të tjerë që abuzojnë me të miturit dhe i nxjerrin në rrugë për të lypur, larë xhama makinash apo shitur sende të ndryshme. Në Ditën Botërore kundër punës së fëmijëve Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale ka lajmëruar se qeveria për të zbutur sadopak fenomenin do të miratojë shumë shpejt vendimin që prindërit që nxjerrin fëmijët në rrugë edhe pse ju është ofruar më parë një punë, do ndiqen penalisht.

Vetë Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve gjatë 2017 kanë menaxhuar 1650 fëmijë në situatë risku, nga të cilët, 387 u identifikuan si të shfrytëzuar ekonomikisht. Më të ekspozuarit ishin ata të komunitetit rom.

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496