INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Profesionistët s’mungojnë vetëm në Shqipëri, po dhe në Rumani! Ka vende të lira pune me bollëk

Profesionistët s’mungojnë vetëm në Shqipëri, po dhe në Rumani! Ka vende të lira pune me bollëk

Publikuar më: 15:34 27-04-2018

Jo vetëm Shqipëria vuan për profesionistë, po dhe vendet e tjera të Europës. Mësohet se resortet rumune, që shtrihet përgjatë Detit të Zi po përballen me mungesën e fuqisë punëtore. Sezoni turistik pritet të fillojë në fillim të muajit maj dhe të dhënat flasin për më shumë se 40 mijë vizitorë, për shkak edhe të pushimit tradicional të 1 majit, shkruan Birn.
Sipërmarrësit vendas thonë se mund të kenë vështirësi në përballimin e fluksit për shkak të mungesës së stafit. Hotelet dhe restorantet ende kërkojnë të rekrutojnë mbi 5.000 persoan për të punuar si kuzhinierë, pastrues, kamerierë, barista, gjë që do të thotë se më pak se 50% e vendeve të punës janë bosh.
“Është mungesa më e rëndë që kemi hasur në 28 vjet,” tha kreu i Federatës Rumune të Punëdhënësve të Turizmit, Mohammad Murad, në Constanta.
“Është gjithnjë e më e vështirë të gjesh njerëz. Shumica e personelit të kualifikuar kanë lënë vendin për të punuar për paga më të mira në hotele jashtë vendit ose në anijet turistike. Sapo të trajnohen ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë, në kërkim të pagës më të mirë,” parashikoi tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0030810832977295