INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
La të dashurin jashtë për të, Vanesa: Ndjej shumë për Indrin...

La të dashurin jashtë për të, Vanesa: Ndjej shumë për Indrin...

Publikuar më: 17:28 28-04-2026

Raporti mes Vanesës dhe Indrit në “Ferma VIP 3”, vijon të jetë në qendër të vëmendjes, duke shkaktuar debate të forta brenda shtëpisë.

Situata u tensionua pas përzgjedhjes së filmit “Pasaporta” nga kryefermeri Romiri, i cili u interpretua nga disa konkurrentë si një mesazh i drejtpërdrejtë për marrëdhënien mes tyre.

Skena të caktuara të filmit u konsideruan nga disa fermerë si të ngjashme me dinamikën emocionale mes Vanesës dhe Indrit, çka solli reagime dhe dyshime të reja në grup.

Ola dhe Malbora ishin ndër zërat më kritikë, duke sugjeruar se zgjedhja e filmit nuk ishte rastësore dhe mund të kishte si qëllim të nxirrte në pah situatën mes dy konkurrentëve. Këto komente sollën përplasje mendimesh dhe tension në shtëpi.

Nga ana tjetër, Vanesa reagoi ndaj tyre, duke i konsideruar si mendime të ekzagjeruara dhe të pabazuara. Vanesa mbrojti hapur ndjenjat e saj për Indrin dhe theksoi se është e sinqertë në këtë raport.

“Për Malborën e di se çfarë perla nxjerr, por më vjen keq për Olën. Filmi ishte një nga më të bukurit që kam parë. Ka shumë grimca tonat aty. Besoj te pëlqimi që Indri ka dhe lëmshin që po përjeton. Unë kam qenë vetë keq në fillim për shkak të lëmshit që kam pasur. Unë kam një familje jashtë. Unë në këtë marrëdhënie kam qenë e vërtetë, nuk kam frikë ta them. Për Indrin ndjej shumë dhe jam e përfshirë. Unë nuk jam vajzë skandalesh. Jam një vajzë që bëj këngë dhe dua familjen. Jam e zhgënjyer me Olën. Jam e sinqertë dhe reale dhe u qëndroj ndjenjave të mia. E di që do gjykohem por unë besoj tek Indri. Një gjë që e kam kaq reale dhe të çmuar, të komentohet kështu”, tha Vanesa.

Debati rreth raportit të tyre vijon të mbetet një nga temat më të diskutuara në spektakël.

 
 
Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607