INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike në Fushë-Krujë, aksidentohet furgoni, vdesin dy persona, plagoset fëmija

Tragjike në Fushë-Krujë, aksidentohet furgoni, vdesin dy persona, plagoset fëmija

Publikuar më: 17:04 24-11-2018

Aksident tragjik në Fushë-Krujë.

Një furgon ka dalë nga rruga, e si pasojë kanë vdekur dy persona dhe është plagosur një fëmijë.

Policia njoftoi se në fshatin Bura-Nikël ka dalë nga rruga një mjet tip "Benz" furgon dhe si pasojë ka ndërruar jetë shoferi Islam Malja, rreth 70 vjeç dhe pasagjerja Lindita Mjekrra rreth 50 vjeçe, të cilët ishin banorë të fshatit Bura-Nikël në Fushë-Krujë.

Në këtë aksident është plagosur edhe një fëmijë rreth 10 vjeç që po udhëtonte në këtë mjet, e që më pas është transportuar në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmë mjekësore. 

Ende rrethanat e aksidentit nuk janë qartësuar nga policia por dyshohet se dalja e mjetit nga rruga ka ardhur si pasojë e një defekti që kishte furgoni.


Njoftimi i plotë:

Më datë 24.11.2018, në fshatin Bura-Nikël, ka dalë nga rruga një mjet tip Benz furgon dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit I.M.(shoferi i mjetit) dhe L.M. (pasagjere) dhe është dëmtuar një fëmijë rreth 10 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033740997314453