INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjen reagimi i parë i PD për propozimin e Ramës për Boden në BSH

Vjen reagimi i parë i PD për propozimin e Ramës për Boden në BSH

Publikuar më: 18:45 24-11-2018

Për Partinë Demokratike propozimi i Ridvan Bodës nga kryeministri Edi Rama për Këshill Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë është rast që përdoret nga qeveria për diversione të brendshme në PD. Deputeti demokrat, Ervin Salianji tha se ish-ministri i Financave në kohën e Berishës, nuk do e pranojë propozimin e Ramës. “Nuk besoj dhe nuk dua të besoj për shkak edhe të një respekti dhe njohje që kam, që do ta pranonte një propozim që vjen nga qeveria pavarësisht aftësisve, të cilat nuk i vihen në dyshim. Për mua do të ishte e rëndë”, komentoi Salianji në “Ora News”.

Ai kujtoi dhe rastin e ish-ministres Majlinda Bregu. “Është rasti i dytë, më parë ish-ministrja e Integrimit propozohet nga qeveria dhe ka marrë një funksion qeveritar, të jenë raste të përdorimit të qeverisë për diversion të brendshme në PD dhe raste ku është e qartë që nuk mund t'i dhimsen PD disa njerëz që propozohen nga qeveria sesa njerëzit që luftojnë çdo ditë me arrogancën apo arbitraritetin”, tha Salianji.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036728382110596