INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e banorëve të Astirit nesër zhvendoset tek Prokuroria e Krimeve të Rënda

Protesta e banorëve të Astirit nesër zhvendoset tek Prokuroria e Krimeve të Rënda

Publikuar më: 19:17 24-11-2018

Banorët e Astirit të cilëve do u prishen banesat nga zbatimi i projektit të Unazës së Madhe, nesër do e zhvendosin protestën përpara Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Protesta para organit të drejtësisë do të nis në orën 11:00, pikërisht në orarin që Prokuroria e Krimeve të Rënda do të jap vendimin për të arrestuarit e protestës së dhunshme përpara Parlamentit. 

Ndërkaq, në protestën e kësaj të shtune sërish pranë tyre ishte kryetari i opozitës, Lulzim Basha, që i bëri thirrje kryeministrit Rama të mos keqpërdorë policinë.

“Ky nuk është një projekt i qytetit por projekt i agait të Surrelit. Rama po keqpërdor gjithcka, edhe Policinë e Shtetit. Policisë i bëj thirrje mos vendosen kundër ligjit. Dua t’i bëj një thirrje Ramës dhe qeveritarëve, t'i bëjnë mirë hesapet kur vërsulin policinë kundër qytetarëve. Dhuna që kanë ushtruar në komisariate kundër banorëve është e regjistruar dhe secili do të mbajë përgjegjësi.Po të kishim prokurori do të kishte nisur hetimi. Rruga e vetme është ajo e përballjes popullore”, tha Bashan në një prononcim për mediat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502