INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhjetëra viktima nga një shpërthim në Siri, mes tyre edhe 12 fëmijë

Dhjetëra viktima nga një shpërthim në Siri, mes tyre edhe 12 fëmijë

Publikuar më: 21:06 12-08-2018

Të paktën 39 persona, mes të cilëve edhe 12 fëmijë, janë vrarë nga një shpërthim, i cili shembi një ndërtesë, në provincën e Idlibit në Siri.

Ndërtesa në qytetin Sarmada thuhet se përmbante municione që i përkasin një tregtari armësh.

Dhjetëra njerëz mendohet se kanë mbetur ende mes rrënojave.

Idlib është zona e fundit që mbahet ende nga rebelët dhe besohet të jetë objektivi i radhës i forcave siriane.

Në muajt e fundit, qeveria siriane, e mbështetur nga Rusia dhe Irani, ka bërë përparime të mëdha në ofensivën e saj kundër rebelëve në Siri.

Article Logic
Execution time: 0.00229811668396