INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Helmimi i 40 rrobaqepëseve në Durrës, policia: Helmi u lëshua nga gazi i...

Helmimi i 40 rrobaqepëseve në Durrës, policia: Helmi u lëshua nga gazi i...

Publikuar më: 18:01 24-11-2018

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja nga ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e sotme të në një rrobaqepësi në Durrës.

Në një deklaratë për gazetarët, nëndrejtori i spitalit të Durrësit, Genti Kavaja, deklaroi se aktualisht 7 gra po marrin ndihmë mjekësore në spitalin rajonal, ndërsa 2 të tjera u dërguan në Tiranë.

Nga veprimet e deritanishme të policisë, ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner, i cili ka lëshuar gaz, gjë e cila ka çuar më pas dhe në helmimin e punëtoreve.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 24.11.2018, rreth orës 13:30, në një rrobaqepësi në Fllakë janë ndjerë keq 8 punëtore, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner, i cili ka lëshuar gaz.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0020661354064941