INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thanë që janë ndarë, por Kemali sapo i bëri gruas urimin për ditëlindjen që çdo femër do e donte, ajo ia kthen kështu! [FOTO]

Thanë që janë ndarë, por Kemali sapo i bëri gruas urimin për ditëlindjen që çdo femër do e donte, ajo ia kthen kështu! [FOTO]

Publikuar më: 19:53 04-06-2018

Ajo është me fat që ka një partner si Kemali! 

Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen janë një nga çiftet më të komentuar e më të dashur për publikun turk, por jo vetëm. Fama e tyre është ndërkombëtarizuar dhe ata kanë shumë fansa edhe në vendin tonë e më gjërë. Mirëpo kohët e fundit në mediat rozë kanë qarkulluar disa lajmet se marrëdhënie e tyre është krisur pak dhe kanë shkuar deri aty sa po takonin një psikolog për të zgjidhur mosmarrveshjet. Por vetë Burak, i cili për publikun është i njohur nga roli i Kemalit, ka deklaruar në një intervistë se gjithçka mes tyre është mirë dhe nuk kanë shkuar në psikolog apo gjëra të tilla.

Si për t’i vënë vulën gjithçkaje, Burak ditën e sotme e ka uruar bashkëshorten e tij për ditëlindje. “Gruaja ime e bukur gëzuar ditëlindjen, uroj të jemi të lumtur gjithmonë bashkë”,-ka shkruar ai krahas fotos me të.

ft.jpg

"Gjithmonë bashkë", i komenton aktorja shoqëruar me një emoji zemër.

Article Logic
Execution time: 0.0038008689880371