INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW, nuk pritej, menduam se ishte shaka! EMINEM i çudit të gjithë me deklaratën për Nicki Minaj: Doja t’ju thoja që... [FOTO]

WOW, nuk pritej, menduam se ishte shaka! EMINEM i çudit të gjithë me deklaratën për Nicki Minaj: Doja t’ju thoja që... [FOTO]

Publikuar më: 20:10 04-06-2018

Janë çift apo jo, se s’po e marrim vesh! 

Thashethemet mbi një romancë midis Eminem dhe Nicki Minaj nisën pasi reperja publikoi këngën e saj të fundit. Kur Nicki shpërndau këngën fansat e pyetën nëse ishte e lidhur me Eminem dhe ajo iu përgjigj ‘Po’.

Eminem hyri në këtë bisedë duke u përgjigjur: “Ti e di që është e vërtetë.” Kjo bëri që Minaj ti kthente koment reperit: “Zemër, mendova se do ta mbanim të fshehtë derisa të martoheshim. Do flasim bashkë kur të kthehem në shtëpi.”

Por Eminem e shtoi valën e thashethemeve ndërsa mbajti një koncert në Boston.

Ai pyeti fansat e tij: “Boston, sa prej jush dëshironi që unë të lidhem me Nicky Minaj”. 

Fansat filluan të brohorisnin dhe reperi tha: “Mirë, o Zot, gjithashtu edhe unë dua. Nicky nëse po e merr këtë mesazh, më shkruaj më vonë kështu që ne të flasim për këtë çështje.” Nuk ka munguar reagimi i Minaj në Twitter: “Të dua kaq shumë. Ne kemi nevojë për ty në albumin ‘Queen’. Ja ku do të jetë takimi ynë i parë. Ndërsa unë do të vështroj sytë e tu të bukur, ti do të shkruash vargje.”

dha.jpg

 

Ndërkohë që Eminem ka përforcuar zërat për një lidhje të mundshme me artisten e njohur të rrymës hip-hop Nicki Minaj.

“Doja t’u thoja diçka përsa i përket Niki, që edhe ajo vetë nuk e di”, theksoi muzikanti 45-vjeçar për publikun në festivalin e Governors Ball në Nju Jork duke përdorur një gjuhë që nuk i ka hequr të gjitha paqartësitë.”

Ne jemi së bashku! Kjo është gjithçka që doja të thoja. Faleminderit që më keni lejuar të çlirohem nga kjo”, tha Eminem.

Article Logic
Execution time: 0.0034489631652832