INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna na gënjeu duke përdorur zërin e Bebe Rexhes te kënga e saj. Shqiptarja i bën DISS-in krah EMINEM [VIDEO]

Rihanna na gënjeu duke përdorur zërin e Bebe Rexhes te kënga e saj. Shqiptarja i bën DISS-in krah EMINEM [VIDEO]

Publikuar më: 20:11 17-04-2018

Pak kohë më parë shqiptarja e famshme Bebe Rexha i shpalli “luftë” këngëtares nga Barbados. Shkak i kësaj “lufte të ftohte” ishte sërish kënga “Monster”. Duket se ky projekt i sjellë në bashkëpunim mes Rihanna-s dhe Eminem, ishte projektuar fillimisht për Beben e cila është dhe tekstshkruajtësja, por produksioni vendosi në fund që të mos ia jepte bukuroshes shqiptare. Por dicka e padrejtë i ndodhi Bebes, Rihanna përdori zërin dhe notat e larta të këngëtares shqiptare dhe kështu Riri mashtroi të gjithë botën duke i bërë të kujtonin se notat e larta të ishin të sajat.

Mirëpo tashmë ka ardhur momenti i duhur ku Bebe mund t’i tregojë botës se ishte vërtet kënga e saj edhe pse shumë e dinë që është tekst-shkruese e kësaj kënge. Ylli shqiptar këtë e ka bërë më së miri teksa ka performuar krah reperit amerikan, Eminem. Madje dhe fansat e mirëpritën shumë mirë Beben, duke i thënë se e meriton dhe duartrokitjet dhe brohërimat ishin të shumta.

Performanca e dyshes vërtet ndezi skenën e Coachella-s dhe ju nuk duhet ta humbisni videon më poshtë, thjesht: SUPER./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0029349327087402