INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW sa me fat! Ja kush është reperi shqiptar që do përformojë krah Eminem, Wiz Khalifa dhe French Montana [FOTO]

WOW sa me fat! Ja kush është reperi shqiptar që do përformojë krah Eminem, Wiz Khalifa dhe French Montana [FOTO]

Publikuar më: 13:34 22-02-2018

Është një rast i artë që të vjen vetëm një herë në jetë!

Nuk ndodh shpesh që të performosh me emrat më të mirë të muzikës HIP HOP si Eminem, Wiz Khalifa, Migos, French Montana, Lil Uzi Vert, J.Cole e shumë të tjerë dhe e themi me plot gojën që reperi i njohur shqiptar GASHI është shumë me fat.

Ai vijon karrierën e tij muzikore në SHBA, ku së fundmi ka marrë “bekimin” e Jay Z i cili duke parë talentin e tij e ka bërë pjesë të labelit muzikor që drejton “Roc Nation”. 

gashos.png

Pas shumë koncerteve në Amerikë, Gashi do të ngjitet në një nga skenat më të njohura të muzikës Hip Hop, pikërisht në festivalin veror “Openair Frauenfeld 2018” që mbahet çdo vit në Frauenfeld, Zvicër.

Këtë vit do të mbahet nga data 5 deri në 7 korrik, ku për 3 ditë reperat më të njohur në botë do të performojnë “live” dhe neve na bëhet shumë qejfi që do të jetë edhe Gashi në atë skenë gjigande. Është vetë reperi me origjinë shqiptare i cili ka njoftuar për këtë sukses të tij në Instastory ku ka publikuar listën e reperavë që do të performojnë në “Openair Frauenfeld 2018” dhe ka rrethuar emrin e tij.

GASHhinj.jpg

 

Urime Gashi!

Article Logic
Execution time: 0.0031168460845947