INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensionet në Kuvend,Kryemadhi:” Çizmja më e rëndë e korrupsionit duhet të rëndojë mbi Ramën”

Tensionet në Kuvend,Kryemadhi:” Çizmja më e rëndë e korrupsionit duhet të rëndojë mbi Ramën”

Publikuar më: 13:23 01-02-2018

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka komentuar në një prononcim për gazetarët jashtë ambjenteve të Parlamentit atë që ka ndodhur sot në Kuvend.

Kryemadhi shprehet se sot nuk ndihet e surprizuar pasi një situatë të tillë e priste.

Ndërsa nuk la pa përmendur edhe çizmen ku theksoi se sot i kishte me taka të rënda.

“Sot i kisha këpucët me takë të rënda. Çizmja është simboli, çizmja më e rëndë e korrupsionit duhet të kthehet në çizmen më të rëndë të Edi Ramës”, është shprehur Kryemadhi.

Fjala e Monika Kryemadhit për mediat:

Dua të them që sot nuk kisha ndonjë surprizë, e prisja dhe pres akoma gjëra më të rënda. Sado që të mundohet të largojë vëmendjen si regjisor nuk do ta shpëtojnë dot nga përfshirja e tij në strukturat e drogës. Nuk do ta shpëtojnë dot nga përgjegjësia e madhe. Sigurisht protesta nuk do të ndalojnë asnjë moment. Keni protesta te deputetëve, gjimnazistëve, studentëve, minatorët etj. Mos u çudisni urrejtja ndaj tij po shtohet.

Sot i kisha këpucët me takë të rënda. Çizmja është simboli, çizmja më e rëndë e korrupsionit duhet të kthehet në çizmen më të rëndë të Edi Ramës.

Article Logic
Execution time: 0.0024280548095703