INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të pasurit dhe të huajt s’preferojnë më apartamente. Vilat më në modë…

Të pasurit dhe të huajt s’preferojnë më apartamente. Vilat më në modë…

Publikuar më: 10:36 10-04-2017

Një shtëpi në bregdet për tu blerë ka qënë shumë e preferuar, por sot shumë persona kanë nisur ti shesin ato. Shtresa e pasur dhe shqiptarët jashtë vendit po preferojnë të blejnë vila. Ekspertët e real estate për Monitor pohojnë se ato po shiten me shpejtësi në Jug, ndonëse janë të shtrenjta.
Për këtë arsye shumë apartamente kanë mbetur stok.
Sipas të dhënave të Censusit të fundit të INSTAT, në bregdetin e Durrësit e Kavajës, një pjesë e konsiderueshme e banesave janë të boshatisura.
Raporti i numrit të banesave të pazëna ndaj numrit të banesave gjithsej në përqindje në Golem është 88%, më i larti në vend, nga 21.6% që është mesatarja e vendit. Sektori i ndërtimit në qytetin e Durrësit, sipas Shoqatës së Ndërtuesve, ka mbetur në stanjacion, sidomos zona e plazhit, ku ndërtimet janë bërë pa kriter.
Në jug po blejnë apartamente norvegjezët
Më ndryshe paraqitet tregu i apartamenteve të Jug të vendit, që po mbahet nga kërkesat e të huajve. Më të interesuar duket se janë blerësit nga vendet nordike, veçanërisht norvegjezët. Këta blerës janë të përqendruar, kryesisht në Himarë dhe në Sarandë.
Interes të veçantë ka pasur për qytetin e Sarandës si pasojë e vendndodhjes gjeografike, kapaciteteve të transportit ujor dhe ato hoteliere megjithëse të vogla. Turistët nga vendet nordike, me 30-40 mijë euro, kanë blerë një apartament. Himara dhe Saranda tërheqin, edhe për shkak të afërsisë që kanë me ishullin e Korfuzit dhe me portin.

Article Logic
Execution time: 0.0036928653717041