INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Largohen mbi 300 investitorë të huaj. Arsyet...[VIDEO]

Publikuar më: 11:23 02-06-2017

Pasiguritë e shumta që ofron Shqipëria kanë detyruar shumë investitorë të huaj të largohen nga vendi ynë. Rreth 5% e tyre janë larguar vetëm në vitin 2016.
Sipas të dhënave nga INSTAT në vitin 2016 vetëm 5600 ndërmarrje të huaja janë aktive në një kohë që në 2015 kanë qënë rreth 5940.
Pra mbi 300 ndërmarrje të huaja kanë mbyllur aktivitetin në vitin 2016. Bie në sy se më së shumti janë mbyllur bizneset me orgjinë greke, italiane dhe ato nga Kosova. Numri i bizneseve greke është pakësuar me 22.8 për qind, thënë ndryshe 154 biznese janë larguar. Aktivitetin e kanë mbyllur edhe 74 biznese Italiane, 19 biznese nga Kosova, kurse të tjerat janë kineze dhe turke.
Sipas ekspertëve shkak i largimit të tyre janë taksat e larta. Ndërsa një tjetër grup edhe pse të paktë në numër që vlerësohen si të larguar ishin biznese të dyshimta pasi ato vetëm sa regjistronin aktivitetin në Shqipëri dhe nuk kryenin asnjë veprim. Ata dyshohen se bënin evazioni ose pastrimi parash. Mësohet se bizneset që janë mbyllur i përkisnin sektorëve të Call Center, Prodhim Veshje e Këpucë dhe Aktiviteteve Bankare.

Ndiqni kronikën e IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887