INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emigracioni i trurit, 1200 punonjës të shëndetësisë janë larguar nga Shqipëria

Emigracioni i trurit, 1200 punonjës të shëndetësisë janë larguar nga Shqipëria

Publikuar më: 10:41 29-01-2018

Largimi i mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një shqetësim serioz për pacientët. Urdhri i mjekut dhe ai i infermierit së fundmi kanë raportuar të dhëna alarmante. Vetëm mjekë kanë ikur afro 600 e 167 vetëm një vit më parë. Kryesisht të larguarit janë të specialiteve të ndyshme, por më të shumtë kanë qënë kardiologët, pediatrit dhe ortopedët. E në fakt për këto specialitete aktualisht kanë më shumë nevojë spitalet e rretheve. 

Mungesa specialistësh kanë më tepër spitalet e Sarandës, Përmetit dhe Dibrës. Po kështu e njëjta situatë po ndodh dhe tek infermierët. Urdhri i Infermierit raporton se mbi 600 infermierë kanë kërkuar referenca pranë këtij institucioni një vit më parë me qëllim largimin nga vendi. Po kështu dhe shumë fizioterapistë janë larguar.
Por emigrimi i trurit s’përfundon këtu, pasi dhe Barometrit të Ballkanit, që ka kryer një anketim i ka rezutuar se 50% e të anketuarve në 2017 janë përgjigjur se po planifikojnë të largohen nga Shqipëria. Kjo tendencë po vjen në rritje, pasi më 2016 kishin pohuar se po merrnin në konsideratë të largoheshin nga vendi 48% e të anketuarve.

Article Logic
Execution time: 0.0033957958221436