INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gramsh, dhunon dy fëmijët e saj, arrestohet nëna 41-vjeçare

Gramsh, dhunon dy fëmijët e saj, arrestohet nëna 41-vjeçare

Publikuar më: 10:36 29-01-2018

Një 41-vjeçare është arrestuar nga policia e Gramshit pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht dy fëmijët e saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Snosëm të Gramshit dhe sipas policisë Gentjana Abazi ka qënë në kushtet e depresionit.

“Arrestimi i saj, u bë pasi në banesë, në kushtet e depresionit dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve të saj, vajzës shtetases E.M., 18 vjeçe dhe djalit G.A., 14 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Gramshit, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.

Article Logic
Execution time: 0.0038881301879883