INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I shkuan Ramës në shtëpi me tra, PD: Policia shoqëron Këlliçin e deputeten e LSI-së, blutë e Kërpaçi mohojnë

I shkuan Ramës në shtëpi me tra, PD: Policia shoqëron Këlliçin e deputeten e LSI-së, blutë e Kërpaçi mohojnë

Publikuar më: 15:37 13-04-2018

Të rinjtë e forumit Rinor të PD dhe LSI protestuan sot në Surrel duke vendosur një tra në mënyrë simbolike para hyrjes së kryeministrit Edi Rama.

Pas protestës, PD njofton se kryetari i FRPD Belind Këlliçi dhe deputetja e LSI Floida Kërpaçi janë shoqëruar në komisariatin nr. 4.

Por kundrejt supozimit të PD-së policia mohon të ketë shoqëruar ndonjë protestues dhe vetë deputetja Kërpaci mohon të jetë shoqëruar.

Situata mes të rinjve u tensionua ndërsa forcat policore u afruan pranë tyre.

Me trarin ku lexohet dalja falas mesa duket kjo ishte një mënyrë simbolike për të protestuar kundër tarifës në Rrugën e Kombit. Protestuesit thërrisnin 'Poshtë Edi Rama'.

Article Logic
Execution time: 0.0033040046691895