INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI kërkesë Ruçit, çfarë shkruan në letër për Ramën

LSI kërkesë Ruçit, çfarë shkruan në letër për Ramën

Publikuar më: 16:05 04-04-2018

Sikurse paralajmëroi dy ditë më parë, Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon zyrtarisht përjashtimin e Edi Ramës nga punimet e seancave të Kuvendit për shkak se sipas kësaj force politike kreu i qeverisë ka përdorur fjalor fyes seancën e javës së kaluar..

Përjashtimi kërkohet për fjalorin e përdorur prej të parit të qeverisë gjatë seancës së 23 marsit. LSI konstaton se fjalët e tij ishin fyese si për deputetët në sallë ashtu edhe për popullin. Një kopje e kërkesës qëndron tashmë në zyrën e kryeparlamentarit me të gjitha pretendimet e opozitarëve të LSI-së.

‘Krahasimi që Kryeministri Edi Rama ju bën deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë me organin gjenital mashkullor, është rast i paprecedentë dhe shfaqja më e shëmtuar e qëndrimit të tij ndaj popullit. Nisur nga fakti që po ju referojmë që është rast i përsëritur kërkojnë që në zbatim të rregullores së kuvendit të republikës së Shqipërisë të merret masa më e rëndë e parashikuar në nenin 65’ thuhet në letrën e LSI-së.

Shkresa mban firmat e nëntë deputetëve duke nisur nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Luan Rama, Petrit Vasili, Kejdi Mehmetaj, Nora Malaj, Silva Caka, Endrit Braimllari, Përparim Spahiu dhe Floida Kërpaçi.

perjashtimi.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0030779838562012