INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konflikt me armë e breshëri plumbash, ka të arrestuar në Elbasan, zbuloni detajet!

Konflikt me armë e breshëri plumbash, ka të arrestuar në Elbasan, zbuloni detajet!

Publikuar më: 10:32 21-04-2018

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga Policia e Elbasanit e cila ka ndërhyrë në një konflikt me armë. Dy persona 20 dhe 29 vjeç, dajë e nip kanë kërcënuar me armë pronarin e një lokali në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta.
Fjodor Berati u konfliktua me pronarin, ndërsa më pas nipi i tij Fatjon Pllumbi ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe ka qëlluar në ajër në afërsi të lokalit.
Ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur ndalimin e një ngjarje të rëndë duke shoqëruar edhe autorët.
Fatjon Pllumbi, 20 vjeç dhe dhe Fjodor Berati, 29 vjeç, banues në lagjen Shën-Koll të Elbasanit u vunë në prangat e policisë.
Njoftimi i plote i policisë:

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit Kallashnikov.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve për veprat penale;Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, Kanosje;, kryer në bashkëpunim;Prishja e Qetësisë Publike kryer në bashkëpunim.

• F. P., 20 vjeç, lindur në Elbasan, banues në lagjen Shën-Koll Elbasan.

F.B., 29 vjeç, banues në lagjen Shën-Koll Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e një lokali “Lloto Sporti”, shtetasin A.B, 48 vjeç, e kanë kanosur këtë të fundit me armë zjarri kallashnikov dhe më pas kanë qëlluar në ajer në afërsi të lokalit.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Konflikti ka nisur fillimisht mes shtetasit F. B.,me pronarin e lokalit dhe më pas nipi i tij shtetasi F. P.,ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe ka qëlluar në ajër në afërsi të lokalit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip kallashnikov me një karikator me 12 fishekë , si dhe dy gëzhoja .

Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504