INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaos në vend! Nesër protestë e madhe, Policia bën deklaratën “bombë”

Kaos në vend! Nesër protestë e madhe, Policia bën deklaratën “bombë”

Publikuar më: 23:23 04-04-2018

Policia e Shtetit ka dalë me deklaratë për mediat, duke u shprehur se nuk janë njoftuar në lidhje me protestën e opozitës nesër. Policia ka thënë se nuk është marrë leje te organet kompetente. Opozita e vendit është shprehur se nesër do të ketë një protestë të madhe, me bllokimin e shumicës të akseve kombëtare në vend.

Deklarata e policisë:

DEKLARATË E POLICISË SË SHTETIT PËR PROTESTËN E SË ENJTES

Siç është bërë e njohur në media, disa parti opozitare kanë lajmëruar se në datën 5 prill, do të zhvillojnë një protestë, shoqëruar me bllokimin e disa akseve rrugore kombëtare. Policia e Shtetit nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën dhe mbështetur në ligjin “Për tubimet”, nuk mund të lejojë protesta të askujt, që në emër të lirisë së tubimit, cenojnë lirinë e sigurinë e të tjerëve. Zhvillimi i protestës së paralajmëruar mediatikisht, për vetë natyrën e saj përbën një cënim të rëndë të ligjit, të rendit publik dhe lirisë e sigurisë së çdo qytetari, që ka të drejtën të përdorë hapësirat e pushtuara nga një protestë e tillë. Organizatorët e kësaj proteste të paligjshme do të përballen me ligjin për çdo pasojë të paparashikuar, që mund të sjellë një protestë e organizuar për të nxitur rrëmujë dhe konflikt në pika nevralgjike për qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0020589828491211