INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parandalimi i Pastrimit të Parave, zbulon sektorin që gjeneron paratë e pista...

Parandalimi i Pastrimit të Parave, zbulon sektorin që gjeneron paratë e pista...

Publikuar më: 08:24 05-04-2018

Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka publikuar raportin për vitin 2017, në të cilin konstaton rastet, ku është identifikuar aktiviteti kryesor që gjeneron para të “pista”. Mësohet se i pari renditet trafikimi lëndëve narkotike, më pas evazioni fiskal dhe mashtrimet. Po s’mbeten prapa as paratë e pisat nga shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni.

“Gjatë vitit 2017, për 33% të rasteve të dërguara në Prokurori/Polici është arritur identifikimi i lidhjes së mundshme me veprimtarinë kriminale të origjinës, e cila dyshohet se ka prodhuar fondet e qarkulluara apo të investuara. Numrin më të lartë të rasteve ku ka qenë e mundur të identifikohet vepra mëmë e zënë trafikimi lëndëve narkotike, evazioni fiskal dhe mashtrimet. Vërehet rritje e rasteve të dyshuara për shpërdorim detyre ose korrupsion, të cilat shënuan numrin më të lartë të paktën në 5 vitet e fundit”, shkruhet në raport.
Ndërsa nga paratë e pista janë sekuestruan vetëm 9 milionë euro. Ndërsa janë nxjerrë 52 urdhra bllokimi të përkohshëm kryesisht për llogari bankare, në një vlerë totale prej rreth 11.2 milionë euro, nga të cilat nuk janë sekuestruar dot të gjitha.

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326